Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Nuk kemi para për të mbijetuar, janë lekët e prindërve”, GJKKO rrëzon kërkesën e Enkelejda Hoxhës

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk kemi para për të mbijetuar, janë lekët e

Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka rrëzuar kërmesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkelda Hoxhës e cila kërkonte kthimin e shumës së sekuestruar në banesën e saj gjatë kontrollit.

Sipas Hoxhës shuma monetare e sekuestruar janë pensioni dhe kursimet e prindërve të saj të cilëve u nevojiten për të jetuar.

E pranishme në seancë ka qenë dhe Hoxha e cila mes lotësh ka treguar se fëmijët dhe prindërit e saj janë në kufijtë e mbijetesës.

Kujtojmë që KLGJ shkarkoi nga detyra Enkeleida Hoxhën pasi u arrestua dhe po hetohet për korrupsion.

KLGJ u shpreh se Hoxha shkeli ligjin edhe me lirimin nga qelia të Hekuran Billës, ekzekutuar në atentat mafioz. Hoxha u arrestua nga SPAK pas operacionit të zhvilluar në Gjykatën e Krujës teksa po caktonte lirimin e një tjetër të dënuari.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll