Hapësire reklamuese

Politikë

“Nuk kemi ende një emër”, Rama për presidentin e ri: PS s’do të njohë asnjë vendim dhe kërkesën që buron nga “non grata”

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk kemi ende një emër”, Rama për presidentin e ri:

Kryeministri Edi Rama ka folur në Asamblenë e PS, në lidhje dhe me procesin për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai u shpreh se ende nuk e kanë një emër dhe se po ta kishin do ta kishin thënë.

Rama tha se presin propozime nga PD dhe nëse emri që do të jepnin do ishin jashtë politikës do ta merrnin në konsideratë.

Kryeministri edhe një herë tha qartazi se me ish-kryeministrin Sali Berisha nuk do të ketë asnjë negocim për presidentin, teksa “non gratën” e tij e ka quajtur “një gurë mbi supet e Shqipërisë”.

“Ne nuk e kemi ende një emer, se po ta dinim do ta kishim thënë dhe do kishim dalë në tryezë me një emër. Ata thonë jo lista, jo do vendosim kritere. Unë di që kemi qenë në dy procese, kur ishim në opozitë. Në një kur ata kur nuk i kishin votat dhe në fund kur ata i kishin votat dhe doli president Bujar Nishani. Ne nuk ishim naiv të mendonim se duke shkuar në tyrezë do merrnim president, nuk vendosëm nga këto barrierat jo do bëjmë kritere.

Unë kriterin e  parë, do doja të vendlindur në hënë, të jetë rritur të hënë dhe dëshmi penaliteti të pastër. Thirrja ime për ata në palën tjetër të mos humbasin kohë më. Nuk jemi për negociata për të larë gojën, se goja jonë është e larë. Nuk jemi as për të bërë sikur po bëjnë konsensus. Na duhet një president të nderojë Shqipërinë dhe mos na turpërojë kur del në Tv.

Jemi në kërkim që të plotësojë disa kushte dhe të rrezatojë përtej nesh. Nëse ata sjellin një propozim bindës ne menjëherë do ta pranojmë pa asnjë problem. Po mos jetë një figurë politike që vjen nga rrugët e qametit.

Nën gratën e madhe dhe shpurren e tij. PS nuk do të njohë në asnjë rast asnjë vendim dhe kërkesën që buron nga ai drejtim, me të cilin politika e PS dhe politika e Shqipërisë nuk duhet të ketë asnjë lidhje.

Të hidhen përpjetë ne nuk do të njohim një kërkesë që buron nga ai burim të së keqes së madhe, jo për president, po as për rojen, po as për një hu gardhi për ta vënë në fund të Lanës.

Me shumë keqardhje për ata që i shkojnë mbrapa saj shkurreje. E kam thënë ajo “non grate” është një gurë në qafën e Shqipërisë. Ata që i shkojnë mbrapa tërheqin gurin” tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll