Hapësire reklamuese

Politikë

Nuk ke mundur apo nuk doje të parandaloje aferën me inceneratorët? Rama i përgjigjet Bushatit: Pastruam Shqipërinë nga “malet me plehra”  

Shkruar nga Newsbomb
Nuk ke mundur apo nuk doje të parandaloje aferën me

Kryeministri Edi Rama prej më shumë se 5 orësh vijion të japë dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.  Deputeti i PD Helidon Bushati e pyeti Ramën se përse nuk e ka parandaluar këtë aferë korruptive siç e quan opozita impiantin e përpunimit të mbetjeve. Kryeministri u përgjigj duke thënë se ai dhe ekipi i tij kanë punuar për ngritjen e këtyre veprave, duke i quajtur pjesë të revolucionit për pastrimiin e Shqipërisë nga “malet me plehra”.

Bushati: Non potevi o non volevi? Nuk ke mundur apo nuk doje të prandalosh një aferë korruptive?

Rama: Kjo për të cilën ju po hetoni, se nuk mund të bëj pyetjen a e ndan dhe ti mendimin se janë 430 mln euro. Se këtu vijmë te ajo mirë që u çmendën po pse të tërë përnjëherë. Për të gjithë veprimtarinë time dhe të ekipit tim me të cilin ikemi punuar për ngritjen e këtyre veprave nuk ka asnjë aferë, ky është revolucion, është pjesë e revolucionit për të pastruar Shqipërinë nga malet me plehra që trashëguam nga.. nuk po e themi.

Sot Elbasani, Fieri, Durrësi, Tirana si zona janë duke marrë frymë. Sot Shijaku po merr frymë, sot Kavaja, që i digjeshin plehrat ngjtur me turisët, po merr frymë. Kjo është puna ime dhe e ekipit tim. Nëse në këtë punë, ministri përkatës i mjedisit, i cili akuzohet për diçka që nuk është pjesë e punës që ne kemi bërë së bashku, por pjesë e një marrëdhënie të tij me kompaninë, ka shfrytëzar postin për një ndërveprim korruptiv, kjo i dashur Helidon nuk është as non potevo, as non volevo, por kjo është jepi Çezarit atë që i takon Çezarit dhe jepi mbretit atë që i takon mbretit. Është organi i akuzës, ai është i akuzuar, nuk është ende i shpallur fajtor, lereni njeriun atje se e ka marrë drejtësia. Këtu beteja është plehrat apo ajri i pastër. Nuk ka tjetër këtu.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll