Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Nuk kanë bërë asgjë në 30 vite”, Hajdari me tone të larta në Kuvend: Shqipëria do të ecë përpara, s’do të mbajmë ne kusurin e legenëve e mashtruesve

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk kanë bërë asgjë në 30 vite”, Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari, e cila garon në zgjedhje e 25 prillit në listat e Nismës Thurje në qarkun e Elbasanit, ka folur me tone të larta në Kuvend.

Ajo ka ironizuar duke thënë se mazhoranca me vaksinat kërkon të “vendosë çatinë pa bërë themelet”.

Ajo tha se disa fshatra në Elbasan nuk kanë kushtet minimale, si rrugë, ujë apo drita.

Ajo theksoi se prej 30 vite, si PD e PS nuk kanë bërë asgjë për vendin, por e kanë lënë në harresë të plotë.

“Gjenjda katastrofike tregon se ju ende nuk keni mbaruar themelet dhe kërkoni të bëni catinë. Në këto 30 vite dhe ata që janë jashtë nuk kanë siguruar minimumin për qytetarët. Ata që janë më elementaret ujë, rrugë dhe drita.

Janë fshatra të harruara që ku prej dy palë zgjedhjesh refuzojnë të votojnë, pasi kur shkojnë politikanët rrahin gjoksin dhe u thonë “do u bëjmë rrugën” dhe ata ende nuk kanë rrugë. Ne Çermenikë sot nuk ka ujë të pishëm ndërsa uji përreth është futur nëpër tuba.

Nëse vjen Taulant Balla ne do ta gjuajmë me gure dhe nuk guxojnë të shkojnë në këto fshatra. Hajde shkojmë në Gjinar një perlë e Shqipërisë është qëndra e saj e shkatërruar që nuk ka asgjë tjetër vetëm se baltë.  Që në kohën e Enverit nuk është hedhur asnjë dorë zhavor. A nuk je vjen turp deri ku e keni mbajtur këtë vend.

Duhet ta kishit bërë me kohë këtë gjë, na takon ne ta bëjmë sepse Shqipëria do të ecë përpara. Nuk do të mbajmë ne kusurin e legenëve e mashtruesve që s’kanë bërë asgjë për Shqipërinë për 30 vite. Këta jeni ju. Elbasani sot është një zonë që njihet për tradita është djepi i kulturës dhe edukimit.  Pse INTAT numëron 57 shkolla të mbyllyra dhe ka numrin më të lartë të të rinjëve që largohen. 8 vite më radhë ju keni qeverisur dhe nuk keni bëra asgjë. Pse doni një mandat të tretë për të larë mëkaktet. Jo ju doni të vidhni akoma më shumë,” tha ajo ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.