Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Nuk kandidoj dhe bini rehat”, Nishani: Çështja nuk është tek “Basha ik”, por s’i ta nxjerim PD në krye të Shqipërisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti Bujar Nishani ditën e sotme ka zhvilluar një takim me demokratët si përfaqësues i grupimit për PD, ku ka rrëfyer se nuk do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike.

“Nuk kandidoj dhe bini rehat”, mësohet të ketë thënë Nishani nga Korça, ndërsa shprehet se shqetësimi më i madh nuk është për të larguar Bashën, por për të nxjerrë Partinë Demokratike në krye të Shqipërisë, duke larguar këtë model qeverisje.

“Thirrja kryesore është për PD, ajo është më e madhe sesa e një kryetari dhe karrigeje. Ne na bashkon shqetësimi që kjo shtëpi nuk është më shtëpi e madhe. Çështja nuk është tek “Basha ik”, por për të marrë përgjegjësitë politike që janë më të mëdha sesa interesi i kryetarit. Ne gjykojmë proces më të gjerë se sa ndryshimi i një kryetari. Unë besoj tek forca politike e anëtarësisë dhe personaliteteve që PD ka dhe ne do ta nxjerrim në krye PD, Shqipëria do të fitojë kur të rrëzojmë këtë model qeverisje, i kemi të gjitha forcat e resurset për ta bërë”, u shpreh Nishani.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img