Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

“Nuk kam respekt për njerëzit që nuk shkojnë me pushime”, Enca këshillon qytetarët: Mund ti bëni edhe me 0 lekë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Këngëtarja Enca Haxhia, në këtë sezon pushimesh ka një këshillë për të gjithë qytetarët. Përmes disa instastory ajo u ka sugjeruar fansave të bëjnë pushime, në mënyrë që të ruajnë kujtime të bukura, pasi thekson se paratë vijnë e shkojnë.

Gjithashtu këngëtarja ka treguar se qejfi dhe pushimet më të mira mund të bëhen edhe me”o lekë”, sipas saj mjafton një gji i vogël, një çadër me vete dhe ushqime nga marketi.

“Lekët shkojnë dhe vijnë por koha jo, dhe ti s’do të jesh kurrë kaq i/e re sa sot, ndaj: Bëji ato pushimet për shtatë palë qejfe, lëre telefonin, jeto të tashmen, kujdesu për shëndetin mendor dhe shpirtëror. Nuk kam asnjë respekt për njerëzit që nuk bëjnë pushime. Sidomos nëse jeni duke bërë para. Do të thotë që ju jeni një skllav i punës tuaj, një skllav i parave. Nuk ka justifikime për mospushime! Ju domosdoshmërisht duhen shumë lekë; merr shoqen të dashuri, familjen ose shko tekpull.

Merr një dhomë me qera ose një tendë afër një deti/liqeni/lumi/mali. Bli ushqime në market dhe gatuaj gjëra të thjeshta në shtëpi. Shijojnë më shumë se karkalecat në lokal. Eksploro natyrën, noto, bëj ecje, shko për peshkim, shijo perëndimet, merr rreze dielli, një një të dashur vere, luaj me top, bëj shoqëri të reja, ji mendjehapur, lexo një libër, pi një spliffm pikturo, mbaj ditar. Harxhove ca lekë?! Edhe çfarë pastaj?! Të premtoj se këto ditë pushimesh do të të lumturojnë&do i mbash mend shumë më shumë se sa ditët ku je mbyllur në zyrë. Krijo kujtime të bukura”, ka shkruar ajo.

 

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img