Hapësire reklamuese

Bota

"Nuk kam marrë ftesë në Komisionin Hetimor", Këlliçi nxjerr bllof Mërtirin

Shkruar nga Newsbomb
"Nuk kam marrë ftesë në Komisionin Hetimor",

Një përplasje ka pasur mes Belind Këlliçi, ish-kandidati i opozitës për kreun e Bashkisë së Tiranës dhe Mirel Mërtirit “kokës” së inceneratorit.

Këlliçi bisedën me Mërtirin e ka nisur duke thënë se ka qenë i ftuar në Komisionin Hetimor, por që nuk është paraqitur. Gjë që Mërtiri e ka mohuar duke thënë se nuk ka qenë i ftuar. Këlliçi e ka nxjerrë bllof, pasi ka nxjerrë listën me personat që kanë qenë të ftuar në atë komision, ku shihet edhe emri i Mirel Mërtirit.

“Ja ku e keni emrin. Mos më thoni mua se unë gënjej se unë nuk gënjej dhe mbaj përgjegjësi për ato që them. Ishte e rëndësishme të ishit në atë komision për të thënë të vërtetën e inceneratorëve", tha Këlliçi për "Çim Peka live" në Syri Tv

Lexo edhe: “S’jeni paraqitur në Komisonin”, Mërtiri-Këlliçit: Mos gënje, s’kam marrë ftesë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese