Një përplasje ka pasur mes Belind Këlliçi, ish-kandidati i opozitës për kreun e Bashkisë së Tiranës dhe Mirel Mërtirit “kokës” së inceneratorit.
Këlliçi bisedën me Mërtirin e ka nisur duke thënë se ka qenë i ftuar në Komisionin Hetimor, por që nuk është paraqitur. Gjë që Mërtiri e ka mohuar duke thënë se nuk ka qenë i ftuar. Këlliçi e ka nxjerrë bllof, pasi ka nxjerrë listën me personat që kanë qenë të ftuar në atë komision, ku shihet edhe emri i Mirel Mërtirit.
“Ja ku e keni emrin. Mos më thoni mua se unë gënjej se unë nuk gënjej dhe mbaj përgjegjësi për ato që them. Ishte e rëndësishme të ishit në atë komision për të thënë të vërtetën e inceneratorëve", tha Këlliçi për "Çim Peka live" në Syri Tv
Lexo edhe: “S’jeni paraqitur në Komisonin”, Mërtiri-Këlliçit: Mos gënje, s’kam marrë ftesë