Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

“Nuk kam kohë” dhe “Akademia e barinjve”, Rama justifikon ministret e tij: Bora Muzhaqi ka mungesë eksperience, Frida Krifca e nxori AZHBR-në të parën në rajon

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka justifikuar ministret Bora Muzhaqi dhe Frida Krifca për deklaratat e tyre të fundit, për të cilat dy minister janë krirtikuar shumë.

Përsa i përket ministres për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqit, e cila kur u pyet për ngjarjen tragjike në Fier ku u vra një fëmijë 8 vjeç tha “nuk kam kohë” dhe u largua, Rama u shpreh se Muzhaqi ka mungesë eksperience, ndaj ka ndodhur edhe ajo deklaratë.

Ndërkohë, për deklaratën e ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, për akademinë e barinjve, kryeministri i doli në mbrojtje ministres, duke thënë se ajo e mori AZHBR-në të fundit në rajon për absorbimin e fondeve nga BE dhe e nxori të parën.

“Ajo është thjesht mungesë eksperience kur të gjenden gazetarët përballë. Ajo është ministrja për Rininë dhe Fëmijët, ishte në lsitën tonë të deputetëve dhe hyri në atë listë nga një seleksionim shumë i gjerë. Po punon dhe unë mendoj se do bëjë punë shumë të mirë. Në atë moment ishte mungesë experience.

Ministrja e Bujqësisë ëshët njeriu që njeh me emër dhe mbiemër të gjithë sipërmarrësit e bujqësisë shqiptare. Është njeriu që e mori AZHBR-në të fundit në rajon për absorbimin e fondeve nga BE dhe e nxori të parën. Akademinë e barinjve ia keni marrë dhe ia keni nxjerrë jashtë kontekstit. Sepse akademia e barinjve eksizton në të gjithë botën”, tha Rama.

Më shumë




spot_img








spot_img