Hapësire reklamuese

Showbiz

Nuk kaloi në finale, këngëtarja i nxjerr 'të palarat' Festivalit të Këngës: Do të ishin 16 finalistë, por rrugës...(E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme janë shpallur 18 finalistët e parë të Festivalit të Këngës në RTSH.

Siç duket, ka pasur nga ata këngëtarë që kanë mbetur të pakënaqur, pasi nuk mundën që të kalonin në natën finale të festivalit.

Një ndër to është edhe Enxhi Nasufi, e cila e ka shprehur hapur pakënaqësinë ndaj këtij festivali.

Ajo ka treguar se në finale duhet të shkonin 16 këngëtarë, por papritur u shtuan edhe dy të tjerë.

 “Do të ishin 16 finalistë, por rrugës u shtuan edhe 2, sepse bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme, ndarje tokash. Shumë brryla, shumë miq, shumë ujqër… nja 2 u shtuan rrugës dhe sigurisht nuk kishte vend për mua aty. Por shyqyr Zotit, isha lodhur me thënë të drejtën dhe doja të pushoja dhe jam shumë e lumtur që jam në shtëpi.

Megjithatë nuk i dihet unë do të marr pjesë prapë në festival në të ardhmen, ndoshta në kushte dhe rrethana të tjera, por sigurisht vetvetja me sinqeritetin tim që më karakterizon, ku sipas shumë njerëzve sinqeriteti është virtyt i budallait, por unë mendoj që jo dhe ngulmoj që jo. Kaq kisha suksese të gjithëve”, është shprehur Enxhi Nasufi. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu