Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

Nuk kaloi dot vetingun, KPK shkarkon gjyqtaren e Apelit të Korçës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d01f8e7bcadb051d6184a1c6fa54c736

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Apelit të Korçës, Brunilda Malo.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë gjyqtaren, pasi ka konstatuar probleme me pasurinë.

Malo nuk mundi të justifikonte të ardhurat prej 24.1 milionë lekësh të bashkëshortit të ndjerë, i cili ishte administrator dhe aksioner i kompanisë “D&G Construction”.

Brunilda Malo e ka nisur karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1995 si gjyqtare në Kolonjë. Në vitin 2003, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Korçës, detyrë të cilën e mban edhe aktualisht.

Gjatë hetimit administrativ, Malo kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese me pretendimin se nuk kishte marrë në shqyrtim provat e dorëzuara prej saj si dhe për shkelje të të drejtës për t’u njohur me vlerësimin e dy kritereve të tjera. Kërkesa u rrëzua nga një trupë tjetër gjyqësore.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img