![Nuk ka vendim për Adriatik Llallën, ish-kryeprokurori shqiptar do](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/wp-content/uploads/2020/11/-1000-0-9339f6a3f0bd519c31b994162db620b0.jpg)
Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur që vendimi për ish-kryeprokurorin shqiptar Adriatik Llalla të jepet më datë 22 shtator, ora 13.00. Ai mungoi sot në seancë dhe avokti Sokol Hazizaj që e përfaqësonte, tha se klienti i tij vuan nga një sëmundje e rëndë dhe ndodhet në spital.
Llalla akuzohet nga SPAK për "fshehje të pasurisë" në tre episode dhe Shkalla e Parë e GJKKO e ka dënuar me 2 vite burg e 5 vite përjashtim nga funksionet publike. Nëse vendimi për të jepej sot dhe Apeli do të linte në fuqi vendimin e mëparshëm, ish-kryeprokurori shqiptar përfundonte menjëherë në qeli.
Adriatik Llalla do të përballet për herë të fundit me drejtësinë në datë 22 shtator ora 13.00, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit do të japë për të vendimin e final.
Të pranishëm në seancë kanë qenë dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane, të cilët e kanë ndjekur procesin që nga seanca e parë.