Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Nuk ka transparencë”, drejtori i Kabinetit të Metës i shqetësuar për situatën me Covid: Infeksioni ka marrë dhenë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

df510b4e35674ba4c8c15db85a9cb4b1

Shefi i kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti, ka ngritur shetqësimin lidhur me situatën konfuze sa i përket pandemisë nga Covid-19.

Me anë të një postimi në ‘facebook’ ai shkruan se “nuk ka protokoll, nuk ka transparencë dhe për rrjedhojë ka abuzim”.

Ai shprehet se duhet të shpërndahen fletushka me udhëzime më çdo shtëpi që qytetarët të dinë se çfarë duhet të përdorin kur janë

Postimi i plotë:

Shfaqjet butaforike represive policore gjoja anti covid pa kuptim nuk pijnë më ujë!

Infeksioni ka marrë dhenë dhe ndodhet thuajse në çdo familje.

Prandaj në vend të “shoë” forcës nxitoni të ndihmoni dhe sqaroni njerëzit e infektuar si duhet të veprojnë, ku duhet të drejtohen, çfarë duhet të përdorin në fillim të shënjave të covid , por edhe më pas nëse situata nuk përmirësohet?

Si duhet të veprojnë diabetikët?

Si duhet të veprojnë të sëmurët me koronare dhe kardiopatët?

E kështu me radhë.

Si duhet të veprojnë gratë shtatzëna?

Si duhet të veprojnë gratë me fëmijë në gji?

Pra shpërndani fletushka me udhëzime më çdo shtëpi, konsultore dhe ambulancë..

Njerëzit janë të hutuar, janë në panik nuk dinë çfarë të përdorin dhe mos të përdorin.. Sepse ka konfuzion, nuk ka protokoll, nuk ka transparencë dhe për rrjedhojë ka abuzim.

Dikush të thotë merr këtë, tjetri merr atë, tjetri mos merr asnjërën..

Sepse nuk ka një orientim, nuk ka një protokoll, nuk ka një plan dhe nuk ka një vijë, prandaj nuk kemi asgjë në vijë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img