Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

“Nuk ka qetësues po detyrohemi t’i lidhim pas shtratit”, TMERR brenda spitalit ku trajtohen të infektuarit me Covid, infermierja: Po i intubojmë zgjuar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mungesa e ilaçeve, qetësuese në spitalet e Rio de Janerio në Brazil ka bërë që mjekët t’i vendosin në intubim pacientët e infektuar me Covid zgjuar.

Një infermiere tha se disa pacientë të sëmurë rëndë nga Covid janë detyruar t’i intubojnë zgjuar dhe me duart e tyre të lidhura në shtrat për shkak të mungesës së ilaçeve.

“Ata janë zgjuar, pa qetësues, të intubuar, me duart e tyre të lidhura në shtrat dhe duke na lutur që të mos i lëmë të vdesin”- tha ajo.

Një tjetër infermiere bëri të ditur për një media lokale të vendit se disa nga pacientët e infektuar me Covid humbën jetën për shkak të mungesës së qetësuesve.

 “Ne nuk kemi ilaçe, nuk kemi qetësues për pacientët në terapi intesive dhe fatkeqësisht shumë prej tyre nuk ia dalin. Ne punonjësit shëndetësorë po ndihmojmë në dëshpërim, duke qarë, sepse nuk mund të bëjmë asgjë. Nuk kemi shiringa dhe age”, tha infermierja.

Deri më tani Brazili po përballet me shifra të frikshme të së infektuarëve  dhe personave që kanë humbur jetën nga Covid.

Që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar rreth 360 mijë viktima.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img