Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Nuk ka qetësi për Donald Trump, bashkëshortja e këshilltarit të tij rezulton pozitive me COVID-19

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

750b3911503dc86f05ecd4d1b1ca79e6

Vetëm pak ditë pasi bëri analizën për COVID-19 dhe rezultoi negativ, Donald Trump duket se do t’i nënshtrohet edhe njëherë testit.

Katie Miller, Sekretarja e Shtypit të zv.Presidentit Mike Pence ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus, por ajo është edhe bashkëshortja e këshilltarit personal të DOnald Trump.

Më herët edhe pjesëtarë të tjerë të administratës së Trump kishin rezultuar pozitivë për koronavirus, po fatmirësisht pa infektuar Presidentin apo ndihmësin e tij.

Presidenti Trump mori pjesë në një ngjarje publike në memorialin e Luftës së Dytë Botërore me veteranë të moshuar. As ai dhe as zonja e parë Melania Trump nuk kishin vënë maska në ceremoni. Maska nuk mbanin as veteranët dhe as ushtarakët e pranishëm.

E pyetur për sigurinë e të moshuarve në ceremoni, sekretarja e shtypit McEnany tha se kjo ishte zgjedhja e tyre: “Ata zgjodhën të shkonin atje, sepse zgjodhën të vinin kombin mbi veten. Ata donin të ishin me komandantin e tyre të përgjithshëm në këtë ditë e rëndësishme,” tha ajo.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img