Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

‘Nuk ka punë Rama të japë çelësa’, Basha: Kur isha unë ministër nga përmbytja në Shkodër nuk pati asnjë të vdekur

spot_img

Lajme të ngjashëm

919bcfb72bd668f10870312ae509919f

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se dhënia e çelësave të shtëpive të reja nga kryeministri Edi Rama është vetëm propagandë dhe asgjë tjetër.

Ai tha në emisionin “Log” se kjo është puna e bamirësve, ndërsa kryeministri duhet të japë përgjigje se pse nuk janë mbajtur premtimet.

Ndërkohë Basha u shpreh se ka përvojë me administrimin e krizave kombëtare, pasi kur ai ishte ministër, në përmbytjen e Shkodrës nuk pati asnjë viktimë.

“Nuk është puna e Edi Ramës të japë çelësa, çelësat duhet t’i japë Zoti Naçi apo zoti Halil Kastrati. Kjo nuk është puna e tij ai duhet të japë përgjigje se pse nuk janë mbajtur premtimet. Nuk e ka pasur prioritet të ndihmojë njerëzit.

Ju garantoj një gjë, që këtë do ta konsiderojmë një problem katastrofe kombëtare dhe si e tillë do të kërkojë masa të shpejta. Brenda muajit të parë nuk do të ketë familje në çadra. Kam një përvojë me administrim krizash kombëtare me bilanc 0 të vdekur, në përmbytjen në Shkodër. Sot qeveria i ka mundësitë që brenda 4 javëve t’i fusë të gjitha familjet në kontenierë. Disbursimi i menjëhershëm i parave ndaj familjeve që mund t’i ndërtojnë vetë, këtë do të bëja”, tha Basha.

Më shumë

spot_img