Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Nuk ka president të ri, shtyhet për nesër seanca plenare për zgjedhjen e kreut të shtetit në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Nuk ka president të ri, shtyhet për nesër seanca plenare për

Seanca plenare për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës është shtyrë për ditën e nesërme.

Pas dështimit në dy votimet e raundit të parë, Kuvedni mori vendimin për një pushim 60 minutësh, por pas rikthimit në seancë, deputetët vendosën shtyrjen për nesër.

Për postin e presidentit të Kosovës kandidojnë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, por ende asnjë prej tyre nuk e ka marrë numrin e votave që duhet për të fituar këto zgjedhje.

Në 2 raundet e para presidenti i ri duhet të marrë 80 vota, ndërsa nëse kjo nuk arrihet, në raundin e tretë presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë, 61 vota.

Kusht i vetëm është që në të tre raundet duhet të votojnë të paktën 80 deputetë, shifër e cila nuk u arrit ditën e sotme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll