Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Nuk ka parti dhe statut paralel”, Basha fton edhe mbështetësit e Berishës: Kuvendi i 18 Dhjetorit është i hapur për të gjithë

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk ka parti dhe statut paralel”, Basha fton edhe

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ftuar në Kuvendin e 18 Dhjetorit të gjithë demokratët pa përjashtim, edhe mbështetësit e Sali Berishës, duke u shprehur se Kuvendi është i hapur edhe për ata demokratë qeë mendojnë ndryshe.

Kryedemokrati u shpreh me bindje të plotë se nuk ka parti dhe statut paralel, por ekziston vetëm një PD që funksionin me rregulla.

Pyetje: Kuvendi i Berishës me 11 Dhjetor, por çfarë do të bëhet me 18 Dhjetor?

Basha: PD ekziston dhe vepron me disa rregulla, funksionon vetem një PD. Nuk ka statute paralele.PD ka një parti Demokratike dhe një kuvend me 18 Dhjetor që nuk ishte planifikuar. Për t’iu përgjigjur imteresit të demokratëve Kryesia vendosi thirrjen e Kuvendit më 18 Dhjetor.

Pyetje: Do e konsideroni kuvendin e 11 Dhjetorit?

Basha: Unë konsideroj edhe zërin e një demokrati të vetëm, jam i hapur. Vullneti politik i tyre nuk rrjedh në mënyrë të pavullnetshme, por funksionin përmes statutit. Shpallja e kuvendit nuk është kompetencë e çdo kujt. Unë jam përpjekur që të vendos një standard europian.

Pyetje: Diferencimet për Kuvendin?

Basha: Të dallojmë tre gjëra: Ata që flasin në emër të PD-së, ata që janë të pakënaqur dhe ata që duan të dinë se ku do të shkojmë dhe atyre që duan ta instrumentalizojnë si Berisha. Vullneti i çdo demokrati duhet të shprehet sipas rregullave të statutit. PD i ka patur hapësirë për këdo që dëshiron të kontrubuojë. Kuvendi i PD më 18 Dhjetor është i hapur për të gjithë, edhe për ata që mendojnë ndryshe.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll