Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Nuk ka paqe të diktuar”, kancelari Olaf Scholz i bindur: Putin nuk do ta fitojë luftën në Ukrainë

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk ka paqe të diktuar”, kancelari Olaf Scholz i bindur:

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se tre muaj të luftës në Ukrainë kanë treguar se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do ta fitojë luftën dhe nuk mund të diktojë kushte për ndonjë marrëveshje rreth luftimeve.

Teksa foli në ditën e fundit të Forumit Ekonomik Botëror, që mbahet në Davos të Zvicrës, zyrtrari gjerman ka thënë se pushtimi i gjithë Ukrainës “duket më larg tani sesa në fillim të luftës.”

Pas përpjekjeve të dështuara për të marrë kontrollin e dy qyteteve të mëdha të Ukrainës, Kievin dhe Harkivin, Moska e ka kthyer fokusin në rajonet lindore, ku prej vitit 2014 mbështetet luftimet e separatistëve në ato zona.

“Putin nuk duhet ta fitojë këtë luftë dhe jam i bindur se nuk do ta fitojë”, ka thënë Scholz.

Disa ditë më parë, ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka sugjeruar se rikthimi në një “status quo", para pushtimit rus të 24 shkurtit, do të ishte ideal.

 “Nuk do të ketë paqe të diktuar. Ukraina nuk do ta pranojë këtë, dhe as ne”.

 ka shtuar Scholz.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll