Nuk ka më MREKULLI nga ekipet shqiptare, Kukësi, Teuta dhe Laçi ‘lajnë duart’ me Europën

Publikuar tek: sport, më 21:30 17-09-2020 Nuk ka më MREKULLI nga ekipet shqiptare, Kukësi, Teuta dhe Laçi ‘lajnë duart’ me Europën

27 gushti ishte një ditë e shënuar për futbollin shqiptar, pasi Kukësi, Teuta dhe Laçi arritën të kualifikoheshin në turin e dytë të fazës eleminatore të Europa League, duke triumfuar ndaj ekipeve që cilësoheshin favorite.

Por fati nuk ishte me ekipet shqiptare disa ditë më vonë, ku goglat e shortit do i vinin përballë ekipeve që luajnë në Bundesligën gjermane apo La Liga-n spanjolle.

Kukësi do të kishte përballë Wolfsburgun, Teuta përballë Granadës dhe Laçi kundërshtar i Hapoel Beer Sheva.

Ndeshjet e programuara për t’u zhvilluar ditën e sotme nxorën në pah diferencën e ekipeve tona me ato gjermane dhe spanjolle, ndërsa më ndryshe u luajt sfida mes Laçit dhe izraelitëve.

Ndeshja e parë sipas orarit ishte ajo me steutës dhe Granadës që u luajt në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Spanjollët e kishin marrë shumë seriozisht këtë takim, pasi kishin hyrë në fushë me formacionin më të mirë, ndërsa ishin edhe në festë, pasi kjo ishte hera e parë që Granada luante një ndeshje në Europë, 89 vite pas krijimit të klubit.

Ndeshja nuk pati shumë histori, me spanjollët që shënuan dy herë shumë shpejt me Soldado dhe Kennedy,si për të treguar supremacinë e tyre ndaj një Teute që dukej shumë e vogël. Granada shënoi edhe dy herë të tjera me Herreran duke e festuar me “poker” ndeshjen e parë europiane, ndërsa Teuta duhet të kënaqet me kaq, pasi mundëistë nuk i lejonin më shumë.

Në orën 19:00 ishte Laçi që në stadiumin “Elbasan Arena” priste izraelitët e Hpoel Beer Sheva. Në letër izraelitët ishin dukshëm favoritë, por fusha e blertë tregoi që laçianët ishin futur në fushë vetëm me një synim, kualifikimin. I shkuan shumë afër, pasi kaluan të parët në avantazh me anë të sulmuesit Nëabueze në minutën e 59 dhe gjithçka po shkonte mirë deri në minutën e 86, kur Deliu merr kartonin e dytë të verhë dhe lë fushën e lojës.

Minutat shtesë do të ishin fatale për laçianët, që do të pësonin dy gola të shpejtë në minutat 91 dhe 93, me autorë Agudelo dhe Varenne. Një humbje që djeg shumë për vetë faktin se si shkoi ndeshja.

Ndeshja që pritej me më shumë interes ishte ajo mes Kukësit dhe Wolfsburgut, për vetë emrin e ekipit gjerman, ndërsa ndeshja në fushën e blertë nuk zhgënjeu. Edhe pse ndeshja përfundoi me rezultatin 0-4, Kukësi dha shenja të mira, pasi goditi traversën dhe humbi një penallti.

Të tre ekipet shqiptare i japin lamtumirën Europa League, ndërsa mbetet të fokusohen te fillimi i Superligës.

Por lajmet e mira vijnë nga ekipet shqiptare jashtë territorit të Shqipërisë, ku Drita dhe Shkëndija e Tetovës arritën të kualifikohen në turin e tretë. Kosovarët e Dritës arritën të mposhtin maqedonasit e Sileksit me rezultatin 0-2 me gola të Gerbeshit dhe Limanit, ndërsa Shkëndija e Tetovës fitoi me rezultatin minimal 0-1 në Rumani ndaj botosanit.

Faza e tretë i rezervon tetovarëve një emër të madh si Tottenham, që vitin e kaluar ishin finalistë të Champions League, ndërsa Drita do të ndeshet me polakët e Legias së Varshavës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Teutës i “shpërthen GRANADA” në dorë, durrsakët pësojnë goleadë në Europa League
»
Article Logic
Execution time: 0.011035919189453
array(1) { ["section"]=> string(91) "nuk-ka-me-mrekulli-nga-ekipet-shqiptare-kukesi-teuta-dhe-laci-lajne-duart-me-europen-220754" }