Që Tuna dhe Patrisi janë bashkë nuk e “luan më as topi”. Ka qenë vetë Tuna ajo e cila ka shuar çdo dilemë lidhur me lajmet e fundit mbi të.
Gjatë këtyre ditëve disa story nga vende të njëjta janë postuar në llogaritë e çiftit dhe ne me të drejtë filluam të aludojmë që ata janë rikthyer përsëri pranë njëri-tjetrit.
Mesa duket aludimet tona nuk kanë qenë të gabuara pasi Patrisi dhe Tuna ka vendosur vërtet ti japin dhe një mundësi martesës së tyre, sidomos tani që janë bërë prindër për herë të dytë.
Sot këngëtarja ka postuar një video në të cilën shihen Patrisi, mesa duket çifti kanë bërë paqe dhe po shijojnë pushimet së bashku me dy vogëlushët e tyre.
