Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Nuk ka marrëveshje BDI-VMRO, Gruevski kërkon zgjedhje të reja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit nuk ka arritur në një marrëveshje për krjimin e koalicionit me partinë fituese të zgjedhjeve të dhjetorit në Maqedoni, VMRO-DPMNE që drejtohet nga Nikolla Gruevski.

Ndonëse gjatë ditës së djeshme u njoftua për arritjen e marrëveshjes, e cila ndër të tjera përfshinte njohjen e gjuhës shqipe në të gjithë vendin, Ministrinë e Brendshme dhe Kuvendin në drejtimin e BDI-së, partia shqiptare mohoi këto pretendime pak para mesnatës, kur Gruevskit i skadoi afati për qeverinë e re.

Te BDI shprehen se në tryezë mbeten opsionet e koalicionit me LSDM-në e Zoran Zaevit, që do të marrë mandatin nga presidenti, koalicioni me bazë të gjerë, kalimi i Ahmetit në opozitë ose zgjedhje të reja.

Ndërkohë, në partinë e Gruevskit nuk e kanë pritur aspak mirë këtë vendim të BDI-së. Nëpërmjet një komunikate, kjo parti kërkon zgjedhje të reja pasi në të kundërt kriza në vend do të thellohet.

“VMRO-DPMNE bashkë me koalicionin “Për një Maqedoni më të mire”, si fituese në zgjedhjet e fundit, e cila fitoi mbështetjen më të madhe nga qytetarët dhe fitoi gjithashtu numrin më të madh të mandateve, vlerëson se formimi I qeverisë duhet të jetë në funksion të zgjidhjes së krizës politike dhe jo thellimin e saj dhe vlerëson se mbajtja e zgjedhjeve të reja është një vendim i pjekur dhe në funksion të tejkalimit të krizës dhe vënien e reformave në listën e prioriteteve në plan të parë. Çdo vendim tjetër vetëm se do të sjell deri tek konflikte të reja dhe problem në shoqërinë e ndarë dhe nuk do të jetë në funksion të qëndrueshmërisë dhe zbatimit të programeve”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Në negociatat e Zaev një rol të madh do të marrin edhe dy partitë e tjera shqiptare, Lëvizja Besa dhe Aleanca, pasi LSDM dhe BDI e kanë të pamundur të krijojnë të vetme qeverinë e re.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img