Hapësire reklamuese

Showbiz

'Nuk ka marrë njëherë një telefon të ri’, Grida Duma rrëfen raportin me të birin: Kam frikë se do të mbetem vetëm

Shkruar nga Newsbomb

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ishte e ftuar pasditen e sotme në ‘E Diell’.

Ajo ka folur për përkthimin e librit ‘Princesha duke dalë nga errësira’ nga autorja Jean Sasson.

Ndër të tjera, Grida, e pyetur për raportin që ka me paratë dhe jetën e luksit u shpreh: ‘Nuk bëj jetë luksi, të paktën im bir nuk e njeh çfarë do të thotë jetë luksi. Ai ka marrë gjithmonë dhe ka gëzuar teknologjinë që lë unë, nuk ka marrë njëherë një telefon të ri’.

Teksa djali i saj çdo ditë hedh shtat dhe ka hyrë në fazën e adoleshencës, Duma tregon se atij ka filluar t’i pëlqejë palestra dhe se nuk rri tërë kohës me iPad në dorë. Si çdo nënë, edhe Grida ka filluar ta përjetojë emocionalisht rritjen e tij.

‘Më janë shtuar frikërat që po afrohen vitet që unë do të jem shumë më vetëm pa të’, ka shtuar ajo.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.