Hapësire reklamuese

Rajoni

Nuk ka liri për Hashim Thaçin, Gjykata Speciale vendos për ish-presidentin e Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Nuk ka liri për Hashim Thaçin, Gjykata Speciale vendos për

Ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi do të qëndrojë në paraburgim. Gjykata Speciale ka marrë vendimin pasditen e kësaj të mërkure, duke mos ndryshuar masën e sigurisë ndaj Thaçi, pavarësisht kërkesave të herëpashershme të avokatit.

Avokati Gregory Keohe e ka konfirmuar këtë në konferencën për ecurinë e çështjes së Hashim Thaçit dhe të tjerëve. “Unë e kuptoj që i nderuari gjykatës ka marrë vendim për mbajtjen në paraburgim sot paradite, dhe kjo do ta apelohet“, ka thënë ai.

Kehoe më tej tha se duhet që të ndodhë një debat lidhur me dyshimet që i ka Prokuroria sa i përket garancisë së Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të komandatëve dhe zyrtarëve të lartë të UÇK-së.

“Unë nuk ju kërkoj të ndryshoni urdhrin që keni lëshuar, por unë po ju kërkoj, po them se asnjë shqiptar nga Kosova nuk është liruar nga kjo gjykatë, më herët ka ndodhur. Pse? Nuk paska asnjë kusht që garanton që këta individë do të paraqiten në gjykatë në kohën e duhur dhe se do të respektojnë çdo vendim tuajin.

Kjo procedurë duhet të shqyrtohet, pra me debat të hapur, të shohim se cilat janë rezervat që ka prokuoria mbi Policinë e Kosovës, pra ne kërkojmë seancë dëgjimorë që t’i dëgjojmë se pse këta burra po e presin gjykimin ktu dhe të merremi me kushtet e vendosura”, tha avokati.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll