‘Nuk ka lidhje me zgjedhjet e 2021’, Rama tregon përse do i rrisë pagat e mjekëve dhe mësuesve

Publikuar tek: politike, më 17:11 25-09-2020 ‘Nuk ka lidhje me zgjedhjet e 2021’, Rama tregon përse do i rrisë pagat e mjekëve dhe mësuesve Edi Rama

Kryeministri Rama tha sot në Vlorë se pagat e mjekëve dhe mësuesve nuk do rriten për fushatë meqënëse vitin e ardhshëm kemi zgjedhje, por sepse tani u poqën kushtet.

Këtë deklaratë e bëri gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit të “Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë” që do të lidhë bulevardin “Ismail Qemali” me Lungomaren.

Edhe pse vendi pati një vit të vështirë si në fund të 2019 dhe në 2020, Rama tha se ekonomia e vendit ka filluar të rritet, buxheti e shtetit po asshtu, ndaj është parë e arsyeshme që pagat të rriten.

Ndër të tjera Rama tha se në 2021 do të nisë dhe ndërtimi i tunelit të Llogarasë si dhe do të përmirësohet zona e Radhimës dhe Orikumit.

“Pagat e mjekëve dhe të mësuesve do t’i rrisim. Jo se kemi zgjedhje vitin e ardhshëm. Nuk kanë lidhje me 25 prillin. Po e bëjmë sepse tani janë pjekur kushtet për ta bërë. Patëm një vit të vështirë, si 2019 me tërmetet si 2020 me pandeminë. Ekonomia jonë ra pikiatë, por e ka marrë veten. Kemi parë konsumin nga tvsh e korrikut dhe gushtit, dhe kemi ngritje të ekonomisë. Në formë V-je. Patëm rënie drastike, dhe po ashtu rritje të menjëhershme. Ekonomia po e merr veten, ndaj dhe bëjmë premtime për rritje rrogash. Se po mos të kishim lekë s’do paguanim as pagat e jo më t’i rrisnim. Dhe po e them prapë, këto premtime s’kanë të bëjnë fare me zgjedhjet e ardhshme, sepse ne ato do i fitojmë si me premtime si pa premtime. Dhe projektet do vazhdojnë. Vlorën duam ta bëjmë një nga qytetet më të bukura jo në Shqipëri, se në Shqipëri është ajo, por në Ballkan. Do ta bëjmë atraksion turistik. Vlora nuk është vetëm qyteti, por dhe zona përtej qytetit, është një aset shumë i madh ende i pashfrytëzuar ekonomik. Rruga e lumit po vazhdon. Ne do i bëjmë të gjitha ato që kemi thënë dhe do i bëjmë sipas mundësive. Do i bëjmë siç duhet, dhe jo shkel e shko. Rruga e Radhimës do të bëhet e re, do të zhvillohet më shumë si zonë. Duam miliona turistë në vitet e ardhshme. Pjesën e dytë të vitit që vjen do fillojnë ndërtimet në tunelin e Llogarasë”, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përballë Bashës në Durrës? Rama i jep fund thashethemeve: Nuk është e vërtetë! Kam qenë, jam dhe DO JEM në Vlorë
Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë, reagon ashpër ish-kreu i degës së PD në Kukës: Po fusin hundën intelektualët, kjo është e turpshme! »
Article Logic
Execution time: 0.011512994766235
array(1) { ["section"]=> string(98) "nuk-ka-lidhje-me-zgjedhjet-e-2021-rama-tregon-perse-do-i-rrise-pagat-e-mjekeve-dhe-mesuesve-221658" }