Një ditë pas shpalljes së fitores së zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk kanë humbur kohë dhe po vazhdojnë me vaksinimin masiv të qytetarëve.
Ata kanë shkuar në sheshin “Skëndërbej” për të vëzhguar nga afër rifillimin e procesit të vaksinimit për të moshuarit.
Kryeministri është pritur me lot dhe gëzim nga të moshuarit të cilët nuk kanë nguruar ti urojnë suksese për fitoren.