Hapësire reklamuese

Showbiz

Nuk ka hatërmbetje mes Stefi Priftit dhe Aurela Gaçes, darkojnë së bashku

Shkruar nga Newsbomb

Një koment i bërë nga këngëtari Stefi Prifti ditën e djeshme ku shprehej se vetëm kënga e vëllait të tij, Endrit, meritonte të shpallej fituese në “Kënga Magjike 2015”, të linte përshtypjen se kjo ishte edhe një kritikë për mikeshën e tij, Aurela Gaçen, që u rendit e parë në këtë festival.

Por, mesa duket mes Aurelës dhe vëllezërve Prifit nuk ka hatërmbetje dhe është vetë Stefi ai që ka publikuar këto foto, ku ata shihen të darkojnë së bashku.

“Me shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. Gëzuar të gjithëve”, shkruan këngëtari.

Lexo edhe: Stefi Prifti i pakënaqur me fitoren e Aurela Gaçes: Keni gabuar, ky rast shumë antiprofesional

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu