Tirana
broken clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1.5kmh
75 %
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

“NUK KA GARË”, tërhiqet Fatbardh KADILLI dhe Agron SHEHAJ, NUK KANDIDOJNË për kreun e PD

Lajme të ngjashëm

Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli nuk do të garojnë për kryetar të Partisë Demokratike.

Dy kandidatët potencialë, dhe pjesëmarrës në gara të mëparshme për kreun e PD-së, kanë konfirmuar sot tërheqjen.

“Në këto zgjedhje nuk do marr pjesë. Se s’ka garë, nuk bëhet fjalë për garë reale”, ka deklaruar Kadilli mbrëmjen e sotme.

Po ashtu edhe Shehaj, i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu ka thënë se nuk do të jetë pjesë e garës për kryetar të PD-së.

Ditën e djeshme tërheqjen e konfirmoi nga gara për kreun e PD-së edhe Edvin Kulluri.

Afati i fundit për regjistrimin si kandidat në garën për kryetar të PD-së është 7 marsi. Deri tani askush nuk ka konfirmuar kandidaturën përveç ish-kryeministrit Sali Berisha.


Më shumë