Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Nuk ka dy PD ", Këlliçi: Ndërkombëtarët i thirrën arsyes, partinë e drejton Berisha

Shkruar nga Newsbomb
"Nuk ka dy PD ", Këlliçi: Ndërkombëtarët i

Politikani demokrat Belind Këlliçi është shprehur këtë të enjte se nuk ka dy Parti Demokratike, por brenda partisë më të madhe opozitare është krijuar një fraksion që mendon ndryshe. Sipas tij, në këto dy vite Partia Demokratike është forcuar.

I ftuar në Euronews Albania, Belind Këlliçi theksoi se ndërkombëtarët i kanë thirrur arsyes përsa i përket opozitës, duke njohur realitetin politik në vend dhe partinë e drejtuar nga Sali Berisha.

"Nuk ka dy PD, ka një fraksion që mendon ndryshe. Dy vite e gjysmë kanë shërbyer për të forcuar shumë këtë forcë dhe elegancën e saj se nuk ka mbetur mjet pa përdorur pa e asgjesuar atë.

Ndërkombëtarët i kanë thirrur arsyes për të njohur një realitet politik në vend, që ka një Parti Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha. Realiteti politik në vend ka një PD dhe drejtohet nga ish kryeministri Berisha këtë se mohon dot kush", u shpreh Këlliçi.

Më tej, duke ju referuar negociatave opozitë-mazhorancë ai shtoi se ata nuk po negociojnë me Edi Ramën, por po marrin të drejtat që u takojnë.

"Në ditën e 73 mbetet Berisha i burgosur politik nga kryeministri. Nuk po negocion njëri me Edi Ramën. Në konferencën e kryetarëve në kuvend ne kemi parashtruar kërkesat që kemi pesë muaj që i artikulojmë. Në momentin që ka një tërheqje pas maxhorancës për të njohur të drejtat kushtetuese…po pranojnë se opozita ka të drejtë të ngrejë komisionet hetimore, fituan kohë për të ndryshuar ligjin dhe kemi kohë të presim vendimmarrjen e gjykatës kushtetuese.

Në PD vijon të ketë debate dhe diskutime. Unë personalisht gjykoj që me ligjin e ri do të presim vendimin e gjykatës dhe të marrim patjetër atë që i takon opozitës. Ditën e nesërme do të ketë shtim kallëzimi për çështjen Mcgoligal për Edi Ramën", vijoi Belind Këlliçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed