Hapësire reklamuese

Showbiz

Vesa Luma ka dy fjalë për organizatorët e “Festës së Birrës”: Shpresoja se do të dëgjonit zërat e familjeve të së zhdukurve në Kosovë…

Shkruar nga Newsbomb
Vesa Luma ka dy fjalë për organizatorët e “Festës

Edhe pse me ditë me rradhë ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviç u diskutua gjatë dhe mori një vëmendje të  madhe dhe të shumtë ishin ata artistë shqiptarë të cilët kërkonin bojkotin e pjesëmarrjes së tij, kjo gjë nuk ndodhi.

Bregoviç performoi para publikut një pjesë të këngëve nga repertori i tij, mes tyre edhe “Kalashnikov”, që mendohet se ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër shqiptarëve të Kosovës.

Ky fakt ka revoltuar këngëtaren Vesa Luma, e cila thotë se nuk e priste që organizatorët e koncertit të këmbëngulnin në ftesën e tyre ndaj Bregovic.

Këngëtarja shton se shpresonte që organizatorëët e këtij festivali të lëkundeshin para letrës që i dëguan familjarët e të zhdukurve në Kosovë për të bojkotuar Bregovi֛çin.

Dhe në fund të reagimit të saj Vesa është shprehur se Kosova dhe Shqipëria do të jenë gjithmonë një dhe asnjë në botë nuk mund ti ndajë.

 “Nuk e di pse deri ne momentin e fundit mendova qe organizatoret e koncertit minimumi do te kishin degju zerat te familjareve te te zhdukurve te Kosoves qe iu drejtuan me leter lutje per anulim te kengetarit te Kallashnikovit..perveqse deshtoi koncerti ,deshtuan organizatoret e bizneset tyre,i  lan Korces e birres se tyre njolle te keqe ..ai erdhi , e kishte marr malli me kendu kishte vite pa kendu (sic kishte thene ne interviste) kishte dal ne skene e kishte ik ne shpi.. ?‍♀️ ..

Ajo Corba e Serbise per pike te qefit vijn te ftuar nga serbet e Kosoves ne Kosove,mbajne koncert ikin .. Kaq per ndjenjat e mijera njerezve qe akoma kane plage te hapura.. Shyqyr qe ekzistojne miliona tjere qe kane vetdije e kulture te respektojne dhimbjen e tjetrit..e shyqyr qe nuk karakterizohet Shqiperia e Kosova me individ te tille!

Dhe per fund.. po per mua Kosova dhe Shqipëria jane e perjete do te jene nje- ska as birre as corbe ti ndaj????”, shkruan Vesa Luma në një postim.

Kujtojmë se Bregoviç u ngjit në skenë më 22 gusht në natën e fundit të “Festës së Birrës”, natë e cila u shoqërua edhe me incidente pasi një 21-vjeçar në momëntin që këngëtari serb u ngjit për të kënduar hodhi shkashka tymuese.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.