Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

‘Nuk ka bir nëne të bëjë tutorin me shqiptarët’, Asqeriu flet pasi u shfaq krah Bujar Leskajt në Vlorë: Isha atje se e kam mik, Shqipëria sot është moniste

spot_img

Lajme të ngjashëm

57bb7eba12514a2aed2104bfbe5c68e8

Aktori i madh Bujar Asqeriu u shfaq disa ditë më parë krah drejtuesit politik të PD në Vlorë, Bujar Leskajt, ku foli ashpër për qeverinë duke thënë se nuk ka bir nëne që të bëjë rolin e tutorit me shqiptarët.

I pyetur lidhur me këtë aktivitet, Asqeriu tha për gazetaren Nisida Tufa se ai e ka mik Leskajn dhe se ka bindjen e tij.

Përpost arsyes personale, Asqeriu tha se Shqipëria sot është në monizëm dhe duhet një ndryshim i madh.

Tufa: Ju thoni nuk ka bir nëne të bëj tutorin me shqiptarët, çfarë doni të thoni?

Asqeriu: Tutori për shqiptarët… nuk dua të vij aty menjëherë, e dini që jetojmë në një Shqipëri moniste? Të gjitha pushtetet janë kapur nga një parti. Ata që mendojnë se do të vazhdoj kjo status quo e kanë gabim. Kjo demokraci u fitua me shumë mund, djersë dhe përpjekje. Nuk mund të harrohen studentët. Sakrificat e tyre. Kështu që ndaj them që…

Tufa: Ju po thoni pra që tutori është Rama?

Asqeriu: Ti merre si të duash, unë them jemi në monizëm. Unë s’merrem me Ramën merrem me fenomenin shqiptar. Vajta pranë Bujar Leskajt sepse besoj tek ai, jo vetëm që e kam mik, por besoj se besoj në backroundin e tij politik dhe si shetar, dhe institucionin e fundit që ai drejtoi i dha personalitet KLSH-së. Ka dorëzuar në Prokurori me këta që kanë abuzuar me paranë publike. Janë atje dosjet, do vijë dita që do hapën dosjet dhe do të ketë sistem gjyqësor. Ne jemi si futbollistët që futen në fushë pa gjyqtarë.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img