Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

‘Nuk ka asnjë virus’, këngëtari shpërthen pas anullimit të dasmave: I kemi harxhuar KAPARET që kemi marrë

spot_img

Lajme të ngjashëm

ac7fa90d2ee17e48c877920a1f00e67b

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, në prezantimin e masave të fundit që janë marrë ndaj COVID-19, ka thënë që këtë vit nuk do të ketë dasma dhe ahengje familjare.

Kjo masë e marrë ka efekte negative në ekonominë e mijëra bizneseve që merren me organizimin e dasmave, duke filluar nga lokalet, kompanitë e ndriçimit, dhe deri te këngëtarët dhe kamarierët.

Këngëtari kosovar Labinot Tahiri, që ka qenë pjesë edhe e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar përmes një postimi për vendimin e ministrit Vitia.

Ai thotë se këngëtarët e dasmave kanë marrë kapar dhe nuk mund t’i kthejnë, për shkak se i kanë harxhuar, ndërsa shton se ka kredi që duhet ta paguajë, në një kohë që nuk ka asnjë të ardhur.

Postimi i plotë i Labinot Tahirit:

“Përshëndetje!

REAGIM PËR KËTO VEPRIME TË ULTA!

Më vjen keq tej mase ku kështu klasifikohen bizneset të cilat duhet bllokohen kinse per rastin e pandemise!

1 Ne si këngëtarë kemi marrur kopare, dhe ato nuk mund te kthehn përarsye se i kemi hargjua dhe tani si do te shtyhet dasma e njeriut qe pret ta beje dasmen!

2 a me paguan kredine personalisht mua shteti tani që raten e kam çdo muaj 2100 €

3 si te ja bejm me bankat, ku ato nuk pyesin?

4 si kerkoni tatim me ju pagu edhe pse jam zero zero me pagesa kur nuk punojme pra në këtë sezonë!

Ta merrni seriozisht këtë qështje se do të thras protesta dhe jo hajgare protesta sepse unë nuk vrapoj per protesta të partive por per jeten e qytetarëve.

A e dini se afro 30.000 puntor staf mbesin pa punë sa i perket restoraneve kush ju jep para per muajt qe i humbin?

Uroj që Estrada është e gatshme të reagoj dhe pronarët e restoraneve dhe të diskotekave!

Fundja, unë fitoj nga ky profesion dhe ndaj parate e mia me skamnoret tash e 15 vite , neser me dhimet qytetari nëse nuk kam me i dhuru diqka.

Kurfar Pandemie nuk ka as kurfar Virusi nuk ka, kjo është shperlarje e trunit të popupljve se qe 1 muaj e gjysëm jam me njerëz por hala sme vdiq kush as në shtëpi dhe as unë edhe pse pa maska e dorza para qytetarëve!

Zoti e beft hajr e le ta lexojne yjet e e

ESTRADES

Nëse nuk dilni protesta unë nuk organizoj.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”.

Më shumë

spot_img