Menjëherë pas takimit me delegacionin e PE, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dha një prononcim për median së bashku me kryetarin e PD-së Lulzim Bashën.
Kryemadhi u tregua e vendosur teksa tha se opozita nuk do të hedhë asnjë hap pas, ndërkohë që i kërkoi falje gazetarëve për gazin lotsjellës të përdorur nga policia në protestën e djeshme para Parlamentit.
'Unë di të them që nuk ka asnjë hap pas. Opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas. Shqiptarët janë mandatet tona më të pastra. Protesta e 16 shkurtit, protesta e 21 shkurtit dhe protesta e djeshme tregoi edhe njëherë se opozita është në rrugën e duhur. Jam e bindur që të gjithë ju gazetarët e terrenit jeni në rrugën e duhur që e paraqisni opozitën në çdo moment prezent në aktivitetet e saj. Faleminderit dhe na falni për gazin që garda e Republikës përdori kundër qytetarëve dhe kundër jush. Ju faleminderit shumë! Gjëra të bukura do të vijnë për shqiptarët', tha Kryemadhi.