Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Nuk justifikonte pasurinë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu, djali i ish-kreut të Gjykatës së Lartë, Femi Abdiu.

KPK ka shkarkuar gjyqtarin e Tiranës është bërë pasuria e tij, të cilën ai nuk e justifikonte dot.

Gjyqtari Altin Abdiu ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Prej vitit 1995 Abdiu shërben si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Altin Abdiu deklaronte pasuri me vlerë 12.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 22.3 milionë lekëve.

Subjekti zotëron likujditete bankare prej 2.8 milionë lekësh, pasuri të patundshme me vlerë 16.2 milionë, automjet me vlerë 950 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 2.2 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar kapin vlerën 14.2 milionë lekë dhe vijnë kryesisht nga paga e gjyqtarit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, rezultoi një vit me probleme.

Subjekti Altin Abdiu rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtimin e pasurisë që ka deklaruar në vitin 2004.

Për ketë vit subjekti bashkë me prindërit deklaron blerjen e  6/12 pjesë të vilës që kishin në bashkëpronësi në fshatin turistik Golem Kavajë, blerë pa dokumenta pronësie, pasi kjo pronë nuk është akoma e hipotekuar.

Burimi financiar deklarohet të jetë nga kursimet vjetore, por të ardhurat e vetëdeklaruara për vitin 2004 si dhe kursimet nga vitet e mëparshëm janë të pamjaftueshme për të mbuluar blerjen prej 4 milionë lekë të kësaj pasurie.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img