Tirana
scattered clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
2.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
15 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

Nuk justifikon apartamentin, flet avokati i gjyqtarit Fatmir Hoxha: Ishte i pastrehë. Si e përfitoi

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përfundon seanca dëgjimore në KPK për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha. Gjatë seancës KPK diksutoi për një apartament 145 mijë euro të gjyqtarit. Në një prononcim për gazetarët avokati i Hoxhës, Julian Mertiri u shpreh se klienti i tij i ka deklaruar të gjitha pasuritë.

Po ashtu theksoi se apartamentin e përfitoi nga një kredi si funksionarë i lartë, pasi ishte i pastrehë kur u transferua nga Shkodra në Tiranë. Ndërsa ka kërkuar të vejë në dispozicion të ILKDPI-së edhe kasetën e dasmës, pasi dyshohej për përfitimin e një shumë rreth 7 milionë lekë, që sipas tij ia kanë hedhur në dasmë miqtë sipas traditës.

“Është kërkuar që të sekuestrohet edhe kaseta e dasmës së tij. Mendoj që shuma është plotësisht e justifikueshme. Hoxha nga viti 2011 është emëruar pranë gjykatës Kushtetuese. Sa i përket borxhit është ende një borxh që po shlyhet. Kredia është marrë sipas vendimit të Këshillit të Ministrave pasi në atë kohë ishte i pastrehë. Është dhënë miratimi nga kredi dhënësi”, tha Mertiri.

Gjyqtari Fatmit Hoxha nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme të KPK-së. Në krahasim me të gjithë gjyqtarët e tjerë që i janë nënshtruar procesit të Vettigut Hoxha ështe i vetmi që ka rezoltuar vetëm me një banesë. Pikërisht ky apartament ëshë diskutuar në komision pasi mendohet se gjyqtari nuk e justifikon dot.  

Ndërsa ILDKPI e ka cilësuar si të pastër gjyqtarin Fatmir Hoxha.

Fatmir Hoxha është anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese që përballet me Vetingun pas Besnik Imerajt, Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt. Ndërsa Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj u shkarkuan pasi nuk e kaluan dot procesin e Vettingut. Vitore Tusha doli e pastër nga ky proces. Pritet vendimi i KPK për gjyqtarin Fatmir Hoxha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img