Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Nuk jemi të rënë nga qielli që ndonjëherë të mos e dhj*sim muhabetin’, Rama flet për punët e tij: Kemi bërë më shumë se të gjitha qeveritë së bashku

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka folur nga sheshi “Skënderbej për procesin e vaksinimit.

Ai u ndal edhe tek zgjedhjet dhe u bëri thirrje shqiptarëve që ta mendojnë mirë që kë do të votojnë.

Sipas Ramës, vaksinat nuk do të vinin në Shqipëri nëse nuk do të ishte ai në krey të qeverisë.

Më tej Rama u shpreh se shtëpitë e rindërtuara kanë qenë të gjitha falas, ndryshe nga çfarë ka ndodhur në shumë vende të tjera të botës.

” Të gjitha shtëpisë janë falas. Prandaj jemi ne këtu. Nuk kemi mundësi që t’i bëjmë të gjitha, nuk jemi aq të zotë sa çdo gjë ta bëjmë shumë mirë. Nuk jemi të rënë nga qielli që ndonjëherë të mos bëjmë gabime, e ndonjëherë të mos e dhjesim muhabetin”,- tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri shprehet se ai ka bërë punë sa për të gjithë qeveritë se bashku që kanë qenë deri më tani në pushtet.

“Kur njerëzit zgjedhin për shtëpinë er tyre nuk shikojnë partitë. Nuk shikojnë ngjyrat. Kur njerëzve u duhet një gomar për të ngarkuar drutë nuk e shohin nga ngjyra as nga vesha. Por vetëm që të bëjë punën.

Mendoni se sot ardhja e vaksinave sot në Shqipëri nuk ka lidhje me punën e qeverisë apo me lidhjet që ka ai që drejton qeverinë. Kush mendon se rindërtimi do të shkonte kështu nëse nuk do të ishim ne në krye të vendit.

Edhe në Itali jo të gjitha zonat kanë vuajtur njësoj pas rindërtimit. Ka rajone që janë akoma pas 10 vitesh në rulotë dhe presin. Po pse në këtë vend është ndryshe, po sepse qeveria është ndryshe.

Dëgjoj shumë toqa që thonë se mos i bëri Edi Rama me lekët e veta. Ku është parë kjo që kush i bën me lekët e veta. Se normalisht administrimi i taksave të shtetit është që në fillim të historisë. Po nuk u gjendën vetëm lekët e shtetit, por u siguruan edhe në mënyra të tjera. A do ishte njësoj nëse një kryeministër fle gjumë, në dallim me një tjerët që nuk e zë gjumi për t’u bërë këto punë.

Të gjitha familjet që do të marrin kontratën nuk janë familje të pasura, nuk do kishin mundësi që t’i bënin edhe duke marrë kredi.

Nuk jemi si honco bonxhot e tjera që lëvizin rrugëve të Kombinatit që aty jo vetëm që nuk do ndërtohen shtëpi, por që do u jepen oligarkëve.

Të gjitha shtëpisë janë falas. Prandaj jemi ne këtu. Nuk kemi mundësi që t’i bëjmë të gjitha, nuk jemi aq të zotë sa çdo gjë ta bëjmë shumë mirë. Nuk jemi të rënë nga qiëlli që ndonjëherë të mos bëjmë gabime, e ndonjëherë të mos e dhjesim muhabetin. Por ne jemi ata që kemi bërë për të tjerët atë që se kanë bërë të gjithë ata bashkë”,- tha Rama.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img