Hapësire reklamuese

Politikë

“Nuk jemi të gjithë servilë ambasadash”, Myslim Murrizi i drejtohet Yuri Kim: Kur dëgjova të flisje kundër korrupsionit, në mes të krye hajdutëve...

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk jemi të gjithë servilë ambasadash”, Myslim

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar pas fjalës së ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, në një konferencë kundër korrupsionit.

Murrizi thotë se ambasadorja Kim kërkoi nga shqiptarët të bashkohen kundër korrupsionit, në një sallë ku ishte e rrethuar nga krye hajdutë, e kjo sipas tij, është ironike.

“nuk jemi të gjithë servil ambasadash dhe hipokrit frikacak që paguajmë qindra minjëra euro për një foto”, shkruan ndër të tjera Murrizi.

Postimi i Myslim Murrizit:

E Nderuara Zj Ambasadore Kim

Kur dëgjova që përmende rrëzimin e komunizmit dhe të diktaturës si betejë pozitive të shoqërisë Shqiptare, dhe kur të shoh që mbështet hapur bijt e komunistëve në pushtet dhe dekoron mbështet xhelatë të diktaturës si “ kalorës” të drejtësisë së “re” Shqiptare, mendoj me vete se na dini të gjithëve servil ambasadash ose njerëz pa karakter e pa moral

Tu drejtohesh Shqiptarëve të bashkohen kundra korrupsionit dhe këtë fjalim ta mbash në mes të krye hajdutëve të Shqiperisë, është më shumë se ironike

Ndaj po ju përshendes me këtë këngë të bukur të këngëtares së mrekullueshme Shqiptare Zj Irini Qirjako, se nuk jemi të gjithë servil ambasadash dhe hipokrit frikacak që paguajmë qindra minjëra euro për një foto

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu