Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E diel, 14 Gusht, 2022
spot_img

“Nuk je e vogël, do të mbuloj me para”, policia arreston pedofilin italian që ngacmoi seksualisht të miturën në Durrës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pedofili italian në Durrës ka rënë në prangat e policisë, pas publikimit të rastit nga “Fiks Fare”.

Uniformat blu bëjnë me dije se 64 vjeçari Donato Ascoli është arrestuar.

albsig

Shtetasi italian i quajtur Donato Ascoli prezantohet tek të miturat 13 vjeçare si një person që do i mbajë me para nëse ato kryejnë marrëdhënie seksuale me të.

Njoftimi i plotë i Policisë.

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin italian D. A., 64 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, në qytetin e Durrësit.

Për arrestimin e këtij shtetasi është bashkëpunuar me stafin e emisionit “Fiks Fare”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img