Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nuk janë miratuar nga EMA, Manastirliu tregon nëse qytetarët që kanë marrë vaksinat ruse dhe kineze do të pajisen me certificatë

Shkruar nga Newsbomb
Nuk janë miratuar nga EMA, Manastirliu tregon nëse qytetarët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka qetësuar të gjithë qytetarët që kanë marrë vaksinën ruse apo atë kineze.

Në një intervistë për “wake up” ajo tha se këta qytetarë nuk janë të përjashtuar nga marrja e një certifikate vaksinimi, pavarësisht faktit se vaksinat nuk janë miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA).

“Nuk duhet të jetë ky merak se nuk ka asnjë vendim të KE për të ndaluar certifikatat. BE është duke diskutuar për një pasaportë që do lejojë lëvizjen, janë duke diskutuar mbi disa komponentë. Ende nuk ka asnjë vendimmarrje nga BE për të patur një certifikatë deri tani.

OBSH ka thënë kjo certifikatë është e vështirë për t’u prodhuar, por jam e bindur se do arrihet në një rezultat që të mos ketë një diskriminim të vendeve që nuk kanë pasur vaksina dhe të lejohet kalimi se është vërtetuar sëmundja, apo një test negative,” tha ajo.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll