Hapësire reklamuese

Showbiz

“Nuk jam racist”, shfajësohet aktori Liam Neeson

Shkruar nga Newsbomb

Liam Neeson aktori i famshëm hollivudian insiston se nuk është racist, një ditë pas intervistës së bujshme ku pranoi për herë të parë se ka dashur të vrasë ndonjë njeri me ngjyrë, pasi i kishin përdhunuar një njeri të afërm.

Neeson deklaroi se disa vite më parë shoqja e tij e ngushtë ishte përdhunuar nga një njeri me ngjyrë, teksa ai për një javë rresht kërkonte të ngatërrohej qëllimisht me ndonjë njeri me ngjyrë për ta vrarë në shenjë hakmarrje.

Aktori irlandez thotë se është rritur në një ambient racist, ku njerëzit vriteshin për shkak të fesë apo racës, por kurrë nuk ka qenë pjesë e krimeve të urrejtjes.

“Pas asaj që ndodhi kam shkuar te një prift, si dhe dilja për vrap intensiv çdo ditë, për të hequr mendimet e këqija nga koka”, rrëfeu ai për “Good Morning America”.

“Racizmi dhe fanatizmi janë kudo. Kur xhiroja filmin Lista e Shindlerit, ai që do të luante rolin e shoferit të trenit bënte komente anti semite. Kur e dëgjova thashë me vete, si mund të luajë në këtë film një person që është anti-semit”, rrëfeu Neeson.

Aktori është i mirënjohur për publikun shqiptar pasi ka luajtur rolin kryesor në filmat “Taken”, ku personazhet negative janë banditë shqiptarë të cilët gjurmohen dhe vriten prej tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu