Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Nuk jam i rrezikshëm, më lironi”, Apeli i Posaçëm nuk tërhiqet: Lefter Koka të qëndrojë në burg!

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk jam i rrezikshëm, më lironi”, Apeli i

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, shkruan newsbomb.al. Kërkesa e tij për të dalë nga qelia me masë më të butë sigurimi dhe me pretendimin se nuk është i rrezikshëm, nuk është marrë parasysh sot nga togat e zeza.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre pasi sipas SPAK, ka marrë 3.7 milionë euro që të favorizonte dy kompani për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit. Më datë 16 dhjetor në caktimin e masës paraprake të sigurisë, GJKKO e la sërish ish-ministrin në burg.

“Nuk jam i rrezikshëm! Nuk i shmangem hetimit dhe nuk kam shkelur asnjë ligj”, ka thënë ndër të tjera në kërkesën e tij për liri Lefter Koka, e depozituar në Gjykatë pak ditë më parë.

Seanca ka zgjatur 40 minuat dhe ka pasur debate të forta mes avokatëve dhe gjyqtarëve të posaçëm. Vetë Koka nuk ka qenë i pranishëm në seancën që mbahej për të në GJKKO, por mbrojtjen ia kishte besuar avokatëve, shkruan newsbomb.al.

Me gjithë argumentet e Fatmir Brakës se klienti i tij nuk kishte rrezikshmëri për t’u larguar jashtë vendit apo për të prishur provat, Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqin vendim e shkallës së parë, “Arrest në burg”. Hetimet vazhdojnë aktualisht nga SPAK.

Avokati i Lefter Kokës nuk ka pranuar të flasë sot për mediat, por burimet bëjnë me dije se mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll