Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nuk iu pranua betimi te noteri për Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsi “shpërblehet” në Gjykatën e Lartë, emërohet Shefe Kabineti

Shkruar nga Newsbomb
Nuk iu pranua betimi te noteri për Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsi

Arta Vorpsi, gjyqtarja që u bë e njohur për publikun pasi u betua te noteri për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, duke qenë se Presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi, “shpërblehet” me post në Gjykatën e Lartë.

Gazetari Flamur Vezaj shkruan se, Vorpsi është emëruar në Gjykatën e Lartë në pozicionine  Shefes së Kabinetit.

“Se harrova, ju kujtohet kandidatja e mazhorances per ne Gjykaten Kushtetuese Arta Vorpsi qe u betua te noteri, kishte gjet pune si shefe kabineti po prane Gjykates se Larte qe e drejtohet nga i “pavaruri” politik Sokol Sadushi”, shkruan Vezaj.

Gazetari nxjerr dhe disa dokumenta që sipas tij provojnë punësime nepotike në sistemin e drejtësisë.

“Por sot, po ju jap dy raste, nje punesim, qe dyshoje se eshte bere me procedure fiktive, per detyren e sekretares ne Gjykaten e Larte te drejtuar nga Sadushi dhe si sekretarja gjyqesore (personale) e bashkeshortes se Sadushit (gjyqtare ne Apel) fiton shkollen e magjistratures!

 Mos u cudisni, ndodh qe bashkshortja per shkak te xhelozise apo arsyeve tjera, puneson te besuar te saj prane institucionit ku bashkeshorti eshte titullare! Ose punesojne te besuarit e tyre”, shkruan ndër të tjera gazetari.

Shkrimi i plotë:

Skandal apo rastesi!!??

##

Ne Shqiperi nuk eshte suprize te katapultosh njerez te aferm e te njohur ne administraten publike! Por ky problem tashme eshte bere i rendomte edhe ne sistemin e drejtesise! Ne emerimet e sekretareve gjyqesore por edhe per regjistrimin ne Shkollen e Magjistratures per prokurore e gjyqtare! Pak dite me pare vura ne dukje me emra konkret se si asistentet e zyrave te avokative te profesoreve te shkolles se magjistratures fitojne kete shkolle, femijet e te larguarve nga Vetingu e zyrtare te mazhorances! Praktike qe ka nis qe ne kohen e Sokol Sadushit ne Shkollen e Magjistratures dhe qe vazhdon edhe tani ku ne krye te kesaj shkolle eshte Arben Rakipi!

#Por sot, po ju jap dy raste, nje punesim, qe dyshoje se eshte bere me procedure fiktive, per detyren e sekretares ne Gjykaten e Larte te drejtuar nga Sadushi dhe si sekretarja gjyqesore (personale) e bashkeshortes se Sadushit (gjyqtare ne Apel) fiton shkollen e magjistratures! Mos u cudisni, ndodh qe bashkshortja per shkak te xhelozise apo arsyeve tjera, puneson te besuar te saj prane institucionit ku bashkeshorti eshte titullare! Ose punesojne te besuarit e tyre!

Njera prej ketyre, ka ndodh edhe ne Gjykaten e Larte ku Sadushi ka hap proceduren e konkurimit per dy vende te lira si sekretare gjyqesore! Aty kishin konkuruar 10 persona, por cuditerisht njera nga fitueset eshte shtetasja Rexhina Kaci qe rezulton se ka punuar si sekretare gjyqesore ku Edlira Petri (bashkshortja e Sadushit) eshte ne treshen gjykuese te Apelit! Pra sekretarja e treshes se gjyqtareve ne Apel ku eshte edhe Petri, fiton konkursin ne Gjykaten e Larte per sekretare prane zyres se Sadushit! Ndoshta e ka merituar, por shume rastesi duket!!!

Por ajo qe nuk me duket vetem rastesi, eshte fakti se sekretarja personale e bashkshortes se Sadushit, shtetasja Iva Bregasi fiton konkursin e Shkolles se Magjistratures per periudhen 2021-2022! Edhe kjo mund ta meritoje, por duket shume e rastesishme qe sekretarja e personale e bashkshortes se Sadushit, (ish-drejtorit te Shkolles) fiton shkollen per gjyqtare/prokurore, ndersa tjetra katapultohet sekretare ne Gjykaten e Larte, te dyja brenda dy muajve!

Ndersa vitin e kaluar u pranuan ne Shkollen e Magjistratures edhe 4 sekretare te tjera gjyqesore te Gjykates se Apelit, ku bashkeshortja e Sadushit eshte gjyqtare! Pra, per te bere karriere ne drejtesi, dyshoje se duhet te kalosh ose te punosh per llogari te ciftit Sadushi!

#Se harrova, ju kujtohet kandidatja e mazhorances per ne Gjykaten Kushtetuese Arta Vorpsi qe u betua te noteri, kishte gjet pune si shefe kabineti po prane Gjykates se Larte qe e drejtohet nga i “pavaruri” politike Sokol Sadushi!

P.S. Fotot qe provojne kete qe thash!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll