Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nuk iu bind urdhrit dhe pësoi aksident, arrestohet 20-vjeçari në Gjirokastër, po transportonte emigrantë

Shkruar nga Newsbomb
Nuk iu bind urdhrit dhe pësoi aksident, arrestohet 20-vjeçari

Policia ka arrestuar 20-vjeçarin, i cili i mbrëm nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar dge pësoi aksident.

Në pranga ka rënë shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë. Dje në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër,  shtetasi i mësipërm nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar  të shërbimeve të policisë, të cilët po ushtronin kontroll në automjete, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe si rezultat i shpejtësisë së mjetit, në vendin e quajtur "Uji i ftohtë", Tepelenë, mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja,  shtetasia E. B., banuese në Tiranë dhe 3 emigrantë të paligjshëm, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën.

Njoftimi i policisë së Gjirokastrës:

Në vijim të operacionit "Muzgu", nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe Komisariatin e Policisë Tepelenë,  u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Arrrstimi i shtetasit A. K., u bë pasi në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër,  shtetasi i mësipërm nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar  të shërbimeve të policisë, të cilët po ushtronin kontroll në automjete, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe si rezultat i shpejtësisë së mjetit, në vendin e quajtur "Uji i ftohtë", Tepelenë, mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja,  shtetasia E. B., banuese në Tiranë dhe 3 emigrantë të paligjshëm, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit", "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe  "Mosbindje  ndaj urdhërit të punonjësit të policisë"

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll