Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i pasdites së sotme në Vlorë, ku një 22 vjeçar që po ndiqej nga policia humbi kontrolin e mjetit tip “Golf” dhe u përmbys në mes të rrugës.
22 vjeçari D.H., dyshohet se ishte i armatosur dhe nuk i ka ndaluar postbllokut të policisë, ndaj efektivët i janë vënë pas.
Ai u largua por pak minuta më vonë u aksidentua dhe u plagos. Hysaj u dërgua menjëherë në spital ku mori ndihmën mjekësore, ndërsa më pas u shoqërua në komisariat.
Nuk iu bind efektivëve dhe u aksidentua me makinë, ky është 22 vjeçari nga Vlora që po e ndiqte policia, dyshohet se ishte i armatosur
