Hapësire reklamuese

Politikë

Nuk ishte në takimin e PS-së, RAMA justifikon mungesën e tij: Po hedhim në letër ligjin për KÇK-në, tani në Ohër (MESAZHI)

Shkruar nga Newsbomb
Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK-së. Tani për Ohër, ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale

Kur dal përditë ‘’pse del përditë?’’ pse del përditë, kur s’dal ca ditë ‘’çfarë ka që s’del përditë?’’, historia e vjetër ‘hip se të vrava zbrit se të vrava’. Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.