Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
66 %
1.5kmh
0 %
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
21 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Nuk ia mbush syrin askush nga kandidatët përballë Donald Trump, miliarderi biznesmen Michael Bloomberg hyn në garën për PRESIDENT të SHBA-së

spot_img

Lajme të ngjashëm

f81422d76517832fead96a1206277ff8 scaled

Multimiliarderi Michael Bloomberg po mendon seriozisht hyrjen në garën presidenciale në SHBA. Ish-kryebashkiaku i Nju Jorrkut duket se është i shqetësuar nga niveli i kandidatëve që kanë hyrë deri tani në garë, jo të mjaftueshme sipas tij për të mposhtur Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në 2020, raporton BBC.

Dhe këtë javë janë primaret në Alabama, ku aty do të bëhet e qartë nëse biznesmeni miliarder do të hyjë në garë. Deri tani janë 17 kandidatë demokratë që rreshtohen përballë Trumpit ku emrat më të spikatur mbeten zv.presidenti Joe Biden, senatorja e Masaçusetsit Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders.

Michael Bloomberg është 77 vjeç ndërkohë që Donald Trump është vetëm 73 vjeç. Por, sa i përket pasurisë, shifrat nuk afrohen: Pasuria e Donald Trump vlerësohet të ketë në llogari 3.1 miliardë $ ndërkohë që e Bloomberg 52 miliardë$.

Më shumë

spot_img