Hapësire reklamuese

Politikë

"Nuk ia dolën të shpërbëjnë PD", Basha: Po ndahet një herë e mirë shapi nga sheqeri!

Shkruar nga Newsbomb
"Nuk ia dolën të shpërbëjnë PD", Basha: Po

Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD në Roskovec ka folur për programin e Partisë Demokratike dhe përpjekjet për shpërbërjen e kësaj partie.

Ai tha se merita e qëndresës së PD i takon demokratëve që nuk u dorëzuan.

“Fat që PD nuk u shpërbë, dhe merita iu takon demokratëve. Ju them faleminderit në emër të të gjithë demokratëve. Njerëz që nuk bëtë llogaritë tuaja të përditshme, por menduat për gjithçka përtej interesit, për 33 vitet e sakrificës. Atë që na pret në ditët dhe muajt në vijim dhe vitet. Ata që ju prisnit, dhe kishit investuar besimin tuaj, ulën kokën dhe u zhdukën, dhe ju lanë përballë kësaj furie. Po ndahet një herë e mirë shapi nga sheqeri.” - tha Basha.

Basha shtoi se Partia Demokratike është një parti properëndimore dhe se programi i tij nuk është me premtime boshe dhe fjalë në erë.

“Emrat dhe fytyrat e tyre i keni parasysh nga mëngjesi deri në darkë. Është e njëjta klikë që nuk e sheh politikën si një mision në shërbim të njerëzve, por e shikon si një biznes për përfitime materiale dhe pushtetarë. Në Shqipëri po ndahet një herë e mirë shapi nga sheqeri! PD përben një kërcenim të madh për këtë sistem. Ndaj furia e sulmeve që kemi përjetuar në dy vitet e fundit, që sinkronizon edhe në fjalorin që përdorin, aq sa po ti ndrysesh zërin e të mbyllësh sytë thua që janë i njëjti person, por janë të ndryshëm që përdorin të njëjtin fjalor, kjo furi vazhdon dhe do thellohet. Mos e merrni si diçka për tu ligështuar, por si fletë lavdërimi, si shenjë e panikut që i ka kapur.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese