Tirana
scattered clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
32 %
6.2kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
9 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
10 °
E martë, 31 Janar, 2023

Nuk i ndalon Policisë së Kosovës dhe u nis me shpejtësi drejt Shqipërisë, arrestohet 41-vjeçari në Morinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë kufitare të Morinës, pasi nuk ndaloi pas urdhrit të Policisë dhe tentoi të hynte në Shqipëri.

Në pranga ka rënë  S. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Njoftimi i policisë së Morinës: 

Nuk ndaloi pas urdhrit të Policisë së Kosovës, por u largua me shpejtësi, me automjet, në drejtim të Shqipërisë, duke mos ndaluar as në kufi, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Gjatë kontrollit të imtësishëm që shërbimet e Policisë ushtruan në automjetin që drejtonte i ndaluari, nuk u konstatua asnjë send i kundërligjshëm.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua shtetasi S. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë


spot_img








spot_img