Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nuk i ndaloi policisë, Aldi Rama ishte me dy persona të tjerë në mjet (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Nuk i ndaloi policisë, Aldi Rama ishte me dy persona të tjerë

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë ndodhur ditën e sotme në Lezhë, ku efektivi i policisë, Saimir Hoxha u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama.

Sipas hetimeve të prokurorisë mësohet se në lagunën e Lezhës kishte një parcele ku ishte kultivuar kanabis dhe më pas ishte sinjalizuar Policia.

Menjëherë në terren mbërritën një grup inspektimi i kryesuar nga shefi i krimeve, i ndjeri dhe një koleg tjetër, të cilët zbuluan dhe asgjesuan bimët narkotike.

Policia ka ndaluar një automjet në këtë zonë dhe i ka bërë thirrje që të ndalonte, por drejtuesi nuk i është bindur urdhërit të efektivit.  

Brenda në mjet kanë qenë 3 persona, Armando Marku, Kristian Shehu dhe autori i vrasjes Aldi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu