Prej javësh Liga Profesioniste ka vendosur në marrëveshje me klubet bojkotimin e Kategorisë Superiore të Futbollit, deri në momentin që qeveria të plotësojë 4 kërkesat që Liga ka.
Deputeti Fidel Ylli, i cili është i deleguari i kryeministrit Rama për të gjetur një marrëveshje me Ligën për rifillimin e futbollit në vendin tonë.
I ftuar në A2, Ylli ka thënë se për të sponsorizuar sportin ka një mënyrë tjetër, duke mos shpenzuar nga buxheti i shtetit.
Ai është shprehur se duhet të lejohet hapja e basteve sportive, pasi janë 50 milionë euro që mund t’i përfitojë sporti.
“ Të hapen bastet sportive, nuk i mbylli as Enveri, janë 50 milionë euro që mund të marrë sporti. Sikur vetëm bastet të merrte sporti nuk do duhej asnjë lek nga buxheti i shtetit. Ishin bërë si kërpudha, po atëherë t’i marrë në dorë shteti, sepse baste ka edhe në Itali dhe në Angli edhe kudo”.